Instituti Francez i Opinionit Publik (IFOP), ka kryer një studim në shkallë të gjerë mbi operacionin ushtarak në Ukrainë. Të anketuarit ishin banorë të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Polonisë , apo thënë më saktë rreth 55% e popullsisë totale të BE-së.

Sipas rezultateve të sondazhit, 79% e të anketuarve mbështesin sanksione të ashpra kundër Rusisë, 57% mbështesin plotësisht dhe 22% të tjerë e mbështesin deri diku, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas sondazhit 67% e të anketuarve e mbështesin ofrimin e armëve për Ukrainën, në mënyrë që ajo të mund të mbrohet nga pushtuesit rusë.

Ndërkaq banorët e BE-së, më solidarë janë treguar për pranimin e refugjatëve nga Ukraina, ku 87% e tyre janë deklaruar pro mbështetjes dhe strehimit të ukrainasve të ikur./Gazeta Infokus/