Kryeministri Albin Kurti, gjatë një interviste të dhënë në RTK, duke analizuar situatën e sigurisë në botë, ka thënë se Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi e Kosova janë në rrezik për shkak se e kanë në fqinjësi Serbinë.

“Me presidentin Biden, Putin nuk mund të ulet në negociata pa e zgjeruar konfliktin. Duke e parë gjeografinë politike të kontinentit Evropian dhe të fqinjësisë së Federatës Ruse, në rrezik është Gjeorgjia, në rrezik është Moldavia dhe në rrezik është Ballkani Perëndimor. Unë këto tri pika i shoh kryesore, e në Ballkan Perëndimor unë sërish i shoh tri pika në rrezik, është Kosova, Bosnje dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, sepse këto të tria janë në rrezik duke qenë pikërisht fqinj të Serbisë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti./Gazeta Infokus/