Në kuadër të thellimit të raporteve të mëtutjeshme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, sot në Prishtinë u nënshkrua dokumenti që formalizon bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve.

Ky dokument u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Kreshnik Ahmeti dhe homologu i tij grek, z. Kostas Fragoggianis, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas zëvendësministrit Ahmeti, nënshkrimi i sotëm i këtij dokumentit ka për qëllim intensifikimin e mëtutjeshëm të raporteve të shkëlqyera që po ndërtohen midis dy vendeve, Kosovës dhe Greqisë.