Më shumë se 100 njerëz janë rrëmbyer në Melitopol, një qytet i vogël në Ukrainën juglindore, dhe një nga të parët që ra në duart e rusëve, që nga pushtimi i Rusisë në fillim të marsit,

Kështu ka deklaruar kryebashkiaku i qytetit, Ivan Fedorov.

Fedorov dyshohet se u rrëmbye nga forcat ruse në mars dhe u lirua pesë ditë më vonë në këmbim të nëntë rekrutëve rusë të kapur, sipas kreut të zyrës presidenciale të Ukrainës, raporton BBC.

Fedorov ka thënë se Rusia kishte rrëmbyer aktivistët ukrainas me “qëllime propagandistike” dhe po i detyronte ata të regjistronin dëshmi të detyruara.