“50 persona janë arrestuar në total gjatë ditës së sotme”, ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, për Albanian post.

“Këta persona janë arrestuar në aksionin që u bë në dy pikat kufitare në Qafë Prush dhe Qafë Morinë”, ka Specifikuar Isufaj.

“Edhe dy zyrtarët doganorë janë në mes të këtyre të arrestuarve”, ka thënë më tej Isufaj duke thënë se informata e tjera do t’i shpalosin në konferencën për medie të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Kjo konferencë është paralajmëruar se do të mbahet në ora 15:00, për të dhënë më shumë detaje rreth aksionit të koduar “Pika” e i cili u zhvillua në rajonin e Gjakovës dhe të Prizrenit.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë përfaqësues nga Prokurori i Shtetit, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës. Konferenca do të mbahet nga ora 15:00, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati tretë, salla e takimeve të KPK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.