Ukraina ka njoftuar se që nga fillimi i pushtimit Rusia ka gjuajtur 328 raketa taktike.

Sipas komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës këto raketa janë hedhur ne fshatra e qytete paqësore të Ukrainës.

Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine”, të cilët i janë referuar deklaratës së komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Kujtojmë se sulmet e para të Rusisë kanë filluar më 24 shkurt, ku deri më tani janë zhvilluar luftime të ashpra./Gazeta Infokus/