Rusia është tërhequr zyrtarisht nga Këshilli i Evropës, duke u thirrur në nenin 7 të statusit të saj.
Kështu ka bërë me dije Drejtori i Komunikimeve dhe Përfaqësuesi Special për krimet antisemitike, anti-muslimane dhe të jotolerancës fetare dhe krimeve të urrejtjes në KiE.
Sekretarja e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić, sot mori njoftim zyrtar nga Federata Ruse për tërheqjen e saj nga Këshilli i Evropës sipas nenit 7 të Statutit, si dhe synimin e saj për të denoncuar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR)./Gazeta Infokus/
Secretary General @MarijaPBuric today received formal notification from the #Russian #Federation of its withdrawal from the Council of Europe under Article 7 of the Statute, as well as its intention to denounce the European Convention on Human Rights #ECHR
— Daniel Holtgen (@CoESpokesperson) March 15, 2022