Sot është dita e 20 që kur forcat ruse filluan sulmet e para në territorin e Ukrainës.

Si pasojë e këtyre sulmeve shumë persona kanë humbur jetën.

E për t’i shpëtuar pjesën tjerët të popullsisë, zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha se Ukraina shpreson se do të hapë nëntë korridore për të evakuuar civilët e bllokuar nga forcat ruse.

Gjithashtu, ajo njoftoi se Ukraina do të përpiqet të dërgojë furnizime në portin e rrethuar të Mariupolit, shkruan Reuters./Gazeta Infokus/