Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme mund ta sulmojë Bjellorusia.

Qendra e Ukrainës për siguri ka njoftuar se pritet që sulmi të fillojë në orën 20:00 me orën shqiptare.

“Sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund të nisin pushtimin në 11 mars, ora 21:00. Ky sulm do të jetë përgjigjja e Minskut ndaj sulmit ajror të nisur gjoja nga Ukraina, sulm ky i planifikuar nga Rusia”, thotë kjo qendër.

Menjëherë pas kësaj, Ministria bjelloruse e Mbrojtjes e ka përgënjeshtruar këtë sulm me një komunikatë zyrtare./Gazeta inFokus/