Moska dhe Kievi janë “në gjysmë të rrugës” për të rënë dakord për çështjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe pikëpamjet e tyre janë më të lidhura me neutralitetin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga bashkimi me NATO-n, ka thënë negociatori rus, Vladimir Medinsky.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citon Medinskyn se ka thënë se ekipet negociuese kanë biseduar për garanci të sigurisë nëse Ukraina më nuk tenton t’i bashkohet NATO-s, raporton BBC.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të enjten, e ka njoftuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për kërkesat e Rusisë që të arrihet një marrëveshje paqeje me Ukrainën. Kryesore është që Ukraina të pranojë statusin neutral e po ashtu të mos aplikojë për anëtarësim në NATO.