Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se kanë marrë vendim për uljen e çmimeve të biletave për transportin ndërurban, për disa kategori të caktuara.

Për fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalditët e punës dhe pensionistët, Durmishi ka bërë me dije se është përgjysmuar çmimi i biletës aktuale.

Por, kjo çmimore është e përkohshme dhe do të zgjasë vetëm deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të naftës.

“Duke pasur parasysh lëvizjet e çmimeve këtyre ditëve dhe në përputhje me kompetencat tona, kemi marrë vendim që të ndikojmë direkt në uljen e këtyre çmimeve për kategoritët që prek më shumë kjo gjendje, duke përcaktuar kështu çmimoren për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invdalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. Për kategoritë e lartpërmendura, me këtë vendim përgjysmohet çmimi i biletës aktuale.

Kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të naftës”, ka shkruar Durmishi.