Sot në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar një objekt ushtarak në rajonin Lviv të Ukrainës perëndimore, shkruan Gazeta Infokus.

Si pasojë e granatimeve 34 civilë ukrainas kanë vdekur si dhe 134 ukrainas të tjerë janë me shkallë të ndryshme të lëndimeve.

Kjo është bërë e ditur nga Administrata Shtetërore Rajonale të Lviv.

“134 ukrainas të tjerë me shkallë të ndryshme dëmtimi ndodhen në spital”, thuhet në njoftimin e kësaj Administrate./Gazeta Infokus/