Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë të jashtëzakonshme ka njoftuar se Policia e Kosovës është sulmuar sot në mëngjes në veri të vendit me armë zjarri.

Sipas tij, policët ishin duke shkuar për të bërë ndërrimin në pikat kufitare.

Gjithashtu, Sveçla njoftoi se ne tre ditët e fundit kanë ndodhur 4 sulme ndaj Policisë së Kosovës.

Madje, ai i quaji këto sulme terroriste.

“Grupe të ndryshme në katër ditë të fundit kanë realizuar 4 sulme në atë zonë. Tentim sulmi i parë ka ndodhur duke vendosur iriza metalikë, në kohën e njëtë me sulmin e sotëm me qëllim që të pamundësojnë punën e policisë së Kosovës dhe të rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e Policisë së Kosovës. Sulmi i dytë ka ndodhur me gjuajtje me gurë në veturën e policisë së Kosovës ka ndodh mbrëmë. Është gjuajtur me armë zjarri. Dhe sot drejtpërejt janë goditur dy veturat të cilat transportonin zyrtarët policorë për në pikat kufititare. Ky është një ndërrim i rregullt i Polcisië së Kosovës që ndodh në orën 8. Dhe dy nga ato akte sulme kanë ndodh në atë kohë. Po shihet se angazhimi serioz i institucioneve të Kosovës, që të vendos rend dhe ligj në çdo cep të Kosovë është bërë pengesë për Serbinë, për grupet e caktuara që mbështeten drejtpërdrejt nga Serbia dhe u prish planet gjithë atyre që Kosovën e kanë parë si çerdhe të krimit të tyre’’, ka thënë Sveçla.