Ushtria Ruse të hënën që e lëmë pas, për herë të parë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, ka bombarduar zonat e banuara në portin e Odesas, të paktën kështu thonë autoritetet ukrainase.

Deputeti në Parlamentin e Ukrainës, Oleksiy Honcharenko, për BBC-në tha që ai beson se Rusia po kryen bombardime në zonat ku ushtria ruse e ka të vështirë të bëjë përparime në tokë.

“Ne e kuptojmë qartë që Odesa është një pike strategjike e kësaj lufte, por ushtria ruse nuk mund të shkojë në tokën e Odesas, ushtria jonë është duke mbajtur terren në Odesa, kështu që Putini filloi kudo bomardimet në Ukrainë, ai thjesht po godet zonat e banuara” tha ai për BBC.

Ai tha se aktualisht në Ukrainë dhe në Odesa gjenden rreth 300 gazetarë të cilët janë duke raportuar mbi situatën mbi konfliktin Rusi- Ukrainë, i cili ka filluar tash e afër 4 javë.

Sipas tij gazetarët të cilët ndodheshin në Odesa kanë qenë dëshmitarë të sulmeve ruse që ndodhën në zonat e banuara të Odesas, zona të cilat gjendeshin pa mbrojtje ushtarake

Deputeti Ukrainas, Honcharenko tha se Odesa u bombardua nga deti nga marina ruse.

“Ata po planifikojnë një sulm tokësor në Odesa, ne i shohim anijet e tyre plot me marinas. Mendoj që qëllimi i rusëve është që Odesa të sulmohet prej shumë anëve” tha më tutje Honcharenko.

Më tutje ai shtoi se forcat ruse do të pësojnë humbje të mëdha nëse provojnë një pushtim tokësor të Odesas.