Parlamenti i Ukrainës ka njoftuar se termocentrali bërthamor në Çernobil është shkëputur plotësisht nga rrjeti elektrik, kjo për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse.

Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine” të cilët i janë referuar Parlamentit të Ukrainës.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë po pretendon se ka marrë nën kontroll dy termocentralet bërthamore të Ukrainës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, ku i është bashkangjitur edhe një fotografi e një ushtari rus në Çernobil, ata kanë deklaruar se gjatë një operacioni special është arritur
kontrolli në Çernobil dhe Zaporozhye.

“Gjatë operacionit special në Ukrainë, është vendosur kontrolli mbi termocentralet bërthamore të Çernobilit dhe Zaporozhye. Kjo është bërë ekskluzivisht për të parandaluar çdo përpjekje për të organizuar provokime bërthamore, që është një rrezik që padyshim ekziston”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Gazeta Infokus/

Rusia pretendon se ka marrë krejtësisht nën kontroll dy termocantralet bërthamore të Ukrainës.