Lamtumirë

(Prehu i qetë Daja Aziz)

Qetë jetove e ashtu ike i mbylle sytë
Një zë intelektuali më pak sot e mot
Qetësi portreti si vet jeta e virtyti yt
Rrugëtimi nuk t’zbehet, s’harrohet dot

Prehu i qetë në tokën e dheun tand
Kontribut e urti e jotja jeton me ne
Sot moti qau me lot shiu të randë
Shëmbëlltyrë liridashëse mbi dhe

Autor: Islam Morina (Klinë, 10 prill 2022)