Komuna e Prishtinës ka liruar nga pagesa e përdorimit të trafikut urban Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore.

Komuna thotë se ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja.