Forcat ruse kanë liruar kryetarin e qytetit Melitopol, Ivan Fedorov, i cili ishte kidnapuar ditë më parë nga forcat ruse.

Kështu ka njoftuar këshilltari i presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko.

“Një operacion special për ta liruar kryetarin e Melitopololit, Ivan Fedorov është përmbyllur me sukses”, ka shkruar ai.

Fedorov ishte kidnapuar të premten, duke u shoqëruar nga zyra e tij drejt qendrës së Melitopolit me një qese në kokën e tij.