Një pjesë e madhe prej dhjetëra hektarësh pyje në trekëndëshin Aqarevë, Siqevë e Ujmirë, janë në flakë tash e 24 orë.

Ndërkohë banorët e atjeshëm ankohen se nuk po intervenohet në shuarjen e zjarreve që ka kapluar pyjet e këtyre tri fshatrave.

Zjarre të mëdha janë raportuar edhe mbrëmë në një fshat të Ferizajt, e që janë të pa zakonshme për këtë stinë, duke lënë dyshime që zjarret të jenë shkaktuar qëllimshëm nga dora e njeriut, për qëllime të caktuara.