Qyteti i Mariupolit është nën breshëri artileri me një intensitet të lartë dhe po që se vazhdon kështu, pas pak ditësh ky qytet ka rrezik të mos ekzistojë më.

Autoritetet atje kanë bërë thirrje që të hiqet bllokada e qytetit e vënë tash e dy javë, ngase llogaritet se të ngujuar, nën granatime, pa energji elektrike, ngrohje, ushqim dhe ujë kanë mbetur rreth 400 mijë persona.

Autoritetet ukrainase po e quajnë situatën në Mariupol katastrofike dhe i kanë kërkuar OKB-së që të ndikojë në këtë situatë të cilën po e quajnë gjenocid.

Pamjet që janë publikuar nga atje tregojnë për intensitetin e bombardimeve në këtë qytet.

Kujtojmë se në mëngjesin e sotëm u bë e ditur se një grua shtatzënë e cila u plagua nga granatimet në një maternitet në Mariupol, ka ndërruar jetë. Po ashtu edhe foshnja nuk mundi të shpëtohej, bëjnë të ditur mediat atje./Gazeta Infokus/