Komsomolskaya Pravda, tabloidi pro Kremlinit thotë se sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, 9,861 ushtarë rus kanë humbur jetën, ndërsa 16,153 të tjerë janë plagosur në luftime në Ukrainë, që kur ka filluar pushtimi i saj nga Rusia, shkruan Gazetaria Civile.

Herën e fundit kur Kremlini publikoi shifrat e ushtarëve të saj të vrarë në Ukrainë, ishte data 2 mars, ku deklaronte se deri atë ditë i ishin vrarë vetëm 498 ushtarë.

Por pavarësisht shifrave të Kremlinit, pala ukrainase pretendon se deri tash, janë vrarë shumëfish më shumë ushtarë rus.

Sipas një llogarie nga media ukrainase “The Kiyv Independent” deri javën që shkoi Rusia ka pësuar humbje në teknikë afërsisht 750 miliardë dollarë, kurse humbjet në njerëz shkojnë rreth 18 mijë ushtarë të vrarë,e poaq të plagosur./Gazetaria Civile/