Minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka publikuar disa fotografi në Facebook nga një stërvitje e titulluar “Guximi i palëkundur 2022” të FSK-së.

Mehaj i ka quajtur “ujqër të pandalshëm” ushtarët e FSK-së.

“Ujqërit tanë të rinj janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pamposhtur. Se kadetët tanë janë të tillë, këtë e dëshmuan edhe në Stërvitjen “Guximi i palëkundur 2022”. Jeta për Ujqërit tanë nuk është e lehtë, por ata janë këmbëngulës dhe mbi të gjitha kanë besim te vetja dhe besim në ekip”, shkroi Mehaj.

“Ata janë të talentuar dhe të vetëdijshëm për misionin e tyre sfidues, por janë të vendosur se objektivi i synuar duhet të arrihet. Ata e dinë se çelësi më i rëndësishëm i suksesit është vetëbesimi, e çelësi më i rëndësishëm për vetëbesimin është përgatitja. E ardhmja jeni ju, prandaj jemi krenar me ju!
Vazhdojmë të përgatitur maksimalisht drejtë sukseseve maksimale!”, shtoi ai.