Agjencia Kosovare fajësohet për mashtrim të bashkatdhetarëve me bileta fluturimi.

Bashkatdhetarë të shumtë po pretendojnë se janë mashtruar nga kompania ajrore “Prishtina Jet”. Ata po e akuzojnë këtë aviokompani se ka shitur bileta pa mbulesë. Vlen të theksohet se nuk është hera e parë që kjo agjenci po bënë mashtrime me ofertat e tyre, sipas mërgimtarëve.

E fluturimi i planifikuar për të cilin kanë blerë bileta, ata thonë se nuk ka figuruar në asnjërin prej aeroporteve prej ku do të niseshin e ku do të mbërrinin.

Albinfo.ch raporton se sot janë anuluar dy fluturime në drejtim të Prishtinës. Njëri nga Bazeli e tjetri nga Shtutgarti.

Agjencia “Prishtina Jet”, përmes ofertave të ndryshme me anë të faqeve të internet po vazhdon të joshë bashkatdhetarët me bileta më çmime shumë më të ulëta sesa është vlera reale e tyre në treg, por e gjitha kjo për mërgimtarët është mashtrim nga ana e kësaj agjencie me fakte dhe argumente.

Albinfo.ch raporton se vetëm në dy-tri ditët e fundit kanë mbetur qindra udhëtarë nëpër aeroporte të bllokuar. Biletat janë të paguara, ata thonë se nuk ka figuruar fluturimi në asnjërin prej aeroporteve prej ku do të niseshin e ku do të mbërrinin.

Lidhur me këtë temë, albinfo.ch ka tentuar disa herë të kontaktojë agjencinë “Prishtina Jet”, por kjo kompani nuk ka dhënë asnjë sqarim, duke mbyllur dhe shmangur pyetjeve të medias.