Ministri i Shëndetësisë së Ukrainës, Viktor Lyashko, ka thënë se që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt, rusët kanë dëmtuar 58 ambulanca dhe ka vrarë 6 mjekë.

Ai ka thënë po ashtu se tashmë ministria që ai e drejton ka nisur furnizimin me jelekë antiplumb për punonjësit e urgjencës mjekësore, ka raportuar “The Kiyv independent”, transmeton Gazeta Infokus

“Ministria filloi furnizimin me jelek antiplumb për punonjësit e urgjencës mjekësore, të cilët pavarësisht gjithçkaje po shpëtojnë ukrainasit”, citohet të ketë thënë, ministri i Shëndetësisë së Ukrainës, Viktor Lyashko ./Gazeta Infokus/