Në një video që është shpërndarë në rrjet shihet një çiklist i cili lëviz nëpër rrugë në Bucha. E në një rrugë që lidhë atë në të cilin gjendej çiklisti, shihen disa tanke ruse.

Në momentin që çiklisti kthehet në të majtë, tanku rus shkrep disa plumba të kalibrit të madh. E një mjet tjetër i blinduar shihet sesi e ndihmon tankun duke shtënë edhe ai në drejtim të çiklistit – pranë të cilit ngritet një re tymi.

Videoja është realizuar nga ajri nga forcat ukrainase gjatë fundit të shkurtit, kur forcat ruse mbanin akoma nën kontroll qytetin Bucha. E kjo video është konfirmuar edhe nga New York Times.