Naser Berisha nga fshati Qeskovë e Klinës, ka dhuruar hiqmë pak se 100,000 (Njëqind mijë) euro për Fondin e Sigurisë, i themeluar ditë më parë për forcimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Familjarë të tij për Gazetën Infokus kanë thënë se ai këtë e ka bërë me ndjenjën më madhe dhe dëshirën e zjarrtë që FSK dhe shteti i Kosovës të forcohet e të rris kapacitet mbrojtëse.

Naser Berisha, jeton dhe vepron në Zvicër dhe kontributin e tij e ka bërë përmes kompanisë së tij “BERISHA SA ROCHE”, e cila operon në Zvicër.

Familja Berisha në vazhdimësi ka dëshmuar se është e përkushtuar në shtetndërtim dhe konsolidim të institucioneve të Kosovës./Gazeta Infokus/