Sot në orët e paradites ka ndërruar jetë Vesel Kryeziu, nga Bubaveci i Malishevës, shkruan Gazeta Infokus.

Vesel Kryeziu është babai i hoxhës që për dekada të tëra iu përkushtua faljes së gjaqeve, qysh nga momenti kur iu bashkuar Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve dhe Ngatërresave, të prirë nga plaku i urtë Anton Çeta.

Sipas njoftimit të bërë nga nipi i Veselit, varrimi do të bëhet sot në orën 18:00 në varrezat e Bubavecit.

Njoftimi i plotë:

“Njoftim Mortor
Të pikëlllluar Njoftojm Miqet, shoket dhe farefisin se sot me datë 07-05-2021 ka Vdekur Baba i Mulla Xhevatit Gjyshi ynë Vesel L. Kryeziu vorrimi bëhet sot në ora 18:00 në varrezat e Fshatit Bubuavec!”, ka shkruar Benik Kryeziu, i biri i Mulla Xhevat Kryeziut, Besniku./Gazeta Infokus/