Babai i Xhevdet Qeriqit, kryetarit të Shoqatës së Invalidëve të Luftës dega në Fushë Kosovë, ka ndërruar jetë sot.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Qeriqi nëpërmjet një statusi në Facebook, me ç’rast ka njoftuar se varrimi i babait të tij do të bëhet sot në orën 14:00, në varrezat e Sllatinës së Madhe në lagjen Rrafshinë.

Postimi i plotë:

“Të nderuar miq,
Ju njoftoj se ka ndërruar jetë Prindi i im.
Varrimi bëhet sot më datë 11.05.2021, në ora 14.00, në Sllatinë të Madhe, në varrezat e lagjes Rrafshinë”, ka shkruar Xhevdet Qeriqi në Facebook