Përparim Ramuka nga Ferizaj, ka vendosur që i vetëm të protestojë para qeverisë së Kosovës, kundër rritjes së çmimeve.

Ai në një intervistë ka thënë se ka dalë i vetëm të protestojë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Ferizajasi ka treguar që për protestën ka krijuar edhe një grup në facebbok por që ka arritur të mbledhë vetëm 167 anëtarë.

Por këta pjesëtarë të grupit në facebook e lanë atë të vetëm në shesh, pasi nuk dolën për të protestuar.

“unë jam duke protesuar kundër rritjes së çmimeve, të naftës dhe çmimeve të gjërave ushqimore. Unë sot kamë dalë të protestoj por i vetëm për arsye se askush nuk i ësht përgjigjur ftesës sime në një grup të cilin e kam krijuar në Facebook ku i ka 167 anëtarë”

Ai i ka ftuar qyettarët që t’i bashkohen në nisëm e tij, në tre ditët e ardhshme nga ora 12:00.

“Unë i kisha ftu të gjithë që sot nesër dhe pasnesër nga ora 12 deri në ora 15:00 të më bashkohen në një protestë të vogël, solide, paqësore ku ne do ti shprehim pakënaqësitë tona në lidhje me ngritjen e çmimeve dhe keqpërdorimin e kësaj krize globale nga personat që kanë lokale apo kanë lokale ushqimore, për ushqim, mallra dhe gjëra të tillë “, ka thënë ai./Gazeta Infokus/