Nëna

Në shkollë kur nisa të shkoja, çdo fjalë dija me e thënë
Atë që doja të mësoja ta shkruaja të parën, ishte fjala nënë
Gëzim të madh ndjeva, kur të shkruaja fjalën nënë mësova
Dashurinë dhe ëmbëlsinë e syve të saj, kurrë nuk e harrova

Kaluan vite, shumë gjëra të reja në shkollë mësova
Por fjalën më të ëmbël në jetë, kurrë nuk e harrova
Kur unë e ndjejë, një fjalë të ëmbël me e thënë
Marr lapsin shkruaj e lexoj, vetëm fjalën nënë

Autor: Islam Morina (mars 2022)