Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet M.A, të nacionalitetit shqiptar, për masakrën e Izbicës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi për media nga prokuroria kanë thënë se kjo aktakuzë është ngritur për shkak të dyshimit se personi ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër M.A. është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale ‘’Krime lufte në shkelje të rëndë’’ të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Gazeta Infokus/