Ishin 2,781 kandidatë që kishin aplikuar për t’u bërë pjesë e policisë së Kosovës që nuk e morën mundin të shkonin fare në testimin me shkrim, si fazë e parë e kualifikimit për t’u bërë policë.

Kurse numri i atyre që nuk e kanë kaluar fare fazën e testit me shkrim është 9,844 kandidatë.

Mirëpo fazën e parë, atë të testimit me shkrim e kanë kaluar vetëm 1,447 kandidatë, e të cilët në fazën tjetër priten t’i nënshtrohen testimit fizik./Gazeta Infokus/