Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka folur për mundësinë e një konflikti bërthamor.

Ai ka thënë se ajo që dikur ishte e paimagjinueshme tashmë është kthyer në diçka të mundur, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu kanë cituar të ketë thënë mediat e huaja Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Përspektiva e një konflikti bërthamor që më parë ishte e paimagjinueshme, tani është kthyer në atë që është e mundur. Siguria e objekteve bërthamore gjithashtu duhet të ruhet,” citohet të ketë thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres./Gazeta Infokus/