Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara, ka ngritur alarmin se ushqimet mund të rriten me 22% në botë, pasi Ukraina dhe Rusia përbëjnë më shumë se një të dhjetën e ushqimit që shitet në botë, shkruan Gazeta Infokus.

“Ukraina dhe Rusia së bashku përbëjnë më shumë se një të dhjetën e ushqimit të shitur në mbarë botën dhe këto flukse janë ndalur nga lufta,” tha në një raport të saj, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO).

FAO vlerëson se për shkak të armiqësive, ka të ngjarë që 20% deri në 30% e sipërfaqes së mbjellë në Ukrainë, në sezonin 2022 të mbetet e pambjellur ose e pa korrur./Gazeta Infokus/