Gazetari ukrainas i cili ishte  edhe i burgosur politik, Stanislav Aseyev, ka shpërndarë një video prekëse teksa përcillet për në banesën e fundit një ushtar i vrarë ukrainas.

Në pamje shihen qytetarë të shumtë që janë ulur rrugës dhe kanë ndezur qirinj teksa kortezhi me trupin e ushtarit të varrë ukrainas parakalon, shkruan Gazeta Infokus.

Aseyev ka shkruar sipër videos se për të kuptuar nëse Putin pritet në Ukrainë, shikoni se si ukrainasit varrosin ushtarin.

“Për të kuptuar nëse Putini pritet në Ukrainë, thjesht shikoni se si ukrainasit varrosin një ushtar të vdekur”, ka shkruar gazetari ukrainas Stanislav Aseyev./Gazeta Infokus/