Ish-deputetja ukrainase, Hanna Hopko, ka kërkuar nga Presidenti i Amerikës, Joe Biden, për t’i shpëtuar fëmijët në Ukrainë, shkruan Gazeta inFokus.

Hopko gjatë një paraqitje në stacionin televiziv amerikan “MSNBC” ka shpërthyer në lot, duke folur për situatën në Mariupol, ku sipas zyrtarëve ukrainas një vajzë vdiq nga dehidratimi.

“Nuk ka asnjë shpjegim. Më besoni, nuk ka shpjegim. Ky nuk është vetëm një fëmijë. Ju i keni parë fotot. Ne nuk mund të shohim se sa ukrainas po vdesin. Ju lutemi Biden, ju lutemi Kongresit, ndihmoni njerëzit tanë, ju lutemi ndihmoni fëmijët tanë. Shikoni, ne po fitojmë dhe fitorja jonë do të jetë e rëndësishme për Gjeorgjinë, Moldavinë, për të gjithë botën e lirë. Nuk e kuptoj pse duhet t’i bindim të gjithë se kjo ka të bëjë me njerëzimin”, tha ajo duke qarë./Gazeta inFokus/