Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka treguar se kur mund të hyjnë forcat ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Ai ka thënë se ata mund të hyjnë në Kiev vetëm nëse i shkatërrojnë të gjitha ata, në të kundërt nuk do lejojnë hyrjen e tyre, shkruan Gazeta Infokus.

“Rusët do të hyjnë në Kiev vetëm nëse na shkatërrojnë të gjithëve”, citohet të ketë thënë Zelensky.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, këtë deklarim e ka bërë gjatë një takimi me mediat e huaja.

Ai po ashtu e bëri të qartë se rusët po që se hyjnë në Kiev do t’u duhet të jetojnë të vetëm pa asnjë ukrainas në të.

“Vetëm ata do të duhet të jetojnë në këtë tokë pa ne. Ata definitivisht nuk do të gjejnë miq mes nesh”, ka thënë Zelensky./Gazeta Infokus/