Ukraina e ka fituar rastin ndaj Federatës së Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kështu ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter, presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se urdhri i gjykatës ndërkombëtare është i detyrueshëm për Rusinë dhe se mos zbatimi i tij nga Rusia do ta zhyste atë në izolim më të madh.

“Ukraina ka fituar një fitore të plotë në çështjen kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së. Gjykata urdhëroi Rusinë të ndalojë menjëherë pushtimin e Ukrainës. Urdhri është i detyrueshëm për Rusinë sipas ligjit ndërkombëtar. Injorimi i vendimit do ta shtyjë Rusinë në izolim edhe më të madh”, ka shkruar Zelensky në Twitter./Gazeta Infokus/