Presidenti u Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i shoqëruar nga ushtark, ka vizituar ushtarët e plagosur në beteja që po trajtohen në Spitalin Ushtarak të Kievit.

Ai gjatë vizitës në spital ka dekoruar disa nga ushtarët e plagosur si dhe personelin që po bën më të mirën e mundshme në shërbim të të plagosurve, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin e ka bërë të ditur “The Kiyv Independent”, e cila edhe ka publikuar pamjet nga vizita e tij në spital.

“Presidenti Volodymyr Zelensky vizitoi ushtarët ukrainas të plagosur në Betejën e Territorit për trajtimin e spitalit ushtarak në Kiev”, ka shkruar “The Kiyv Independent”, në mbishkrimin e videos nga vizita e Zelenskit në Spitalin Ushtarak të Kievit./Gazeta Infokus/