Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur të dielën dhe thuhet se të gjithë personat e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor.

“Pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/