Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) prite që shumë shpejt të arrestoj dy komandantë të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas burimeve të Paparacit ata dyshohet se kanë kryer krime në rajonin e Drenicës, konkretisht në fshatin Likovc dhe në zonat tjera të operativës së Drenicës.

Ata janë emra të njohur për redaksinë, për çka Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë (ZPS) i ka hetuar prej themelimit e deri tash.

Shtatë ish-udhëheqës politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po mbahen në paraburgim në Hagë.