Shkelzen Jusaj, ka thënë se pas sanksioneve në derivate që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë Rusisë që sonte është ngritur çmimi i naftës në berzën ndërkombëtare.

“Nëse vazhdon kështu me këtë trend mund të shkojë në 300 dollarë për barrel. Pra brenda pak ditësh çmimi për një litër mund të arrij në 3.5 euro këtu tek ne”, është shprehur Jusaj.

“Çmimi për një ton ka shkuar në 90 dollarë. Që nesër çmimi blerës do të jetë rreth 16 cent më i lartë, kurse ai shitës më tepër. Pra nesër një litër naftë këtu mund të jetë mbi 1.80 cent. Brenda dhjetë ditësh çmimi mund të shkojë në 3.5 euro”.

Jusaj i cili është drejtor i Petrol Company ka theksuar se nëse do të hiqej akciza, atëherë një litër naftë mund të kushtonte rreth një euro.