Një person është ndaluar pasi dyshohet për vrasjen e të riut në Zllakuqan të Klinës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja e rastit dhe njësitet relevante.

“Personi që dyshohet se e ka privuar nga jetë viktimën është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha ai.