Pamje të një tanku rus që asgjësohet nga forcat ukrainase janë publikuar nga gazetari i “The Kiyv Independent”.

Në pamje shihet një tanke ruse që asgjësohet në atë që quhet luftë urbane, tashmë kur rusët kanë hyrë brenda qytetit, shkruan Gazeta Infokus.

“Lufta urbane në Mariupol. Një tank mashtrues rus u zhduk në vendin e quajtur “1000 gjëra të vogla”, thuhet në postimin e korrespodentit “The Kyiv Independet”, Illia Ponomarenko./Gazeta Infokus/