Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se qeveria që ai drejton ka ndarë 50 milionë euro për subvencione për bujqit.

Ndërkaq, është njoftuar se 5 milionë euro prej tyre janë për naftën e bujqve.

“Për herë të parë që nga paslufta, fermerëve dhe bujqve tanë do t’i subvencionohet nafta në vlerë prej rreth 5 milionë euro, duke ia subvencionuar vlerën prej rreth 0.36 cent për litër naftë të përllogaritur me hektarë të poseduar të tokës së punuar”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu, i pari i ekzekutivi ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do të subvencionojë edhe plehërimi pranveror.

“Njëherit me një vlerë 8 milionë euro për grurin, misrin, fasulen dhe pataten do të subvencionojmë inputet bujqësore për plehërim pranveror në vlerë prej 150 euro për hektarë për grupin ndërsa me nga 100 euro për hektarë për misrin, fasulen dhe pataten”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/