“Në mbledhjen e kolegjiumit të mjekëve më 25 mars 1999-të, ka marrë vendim drejtori i atëhershëm Rade Gerbiç, i cili i ka përjashtuar edhe personelin shëndetësor edhe pacientët për shkak se vijnë pacientë serbë dhe duhet të ketë vende të lira për vendosjen e tyre”, kështu rrëfen për “ZËRAT E LUFTËS”, doktori kosovar Salih Krasniqi, se si rrodhën ngjarjet në Qendrën Klinike Universtare të Kosovës, gjatë periudhës së luftës së viteve 1998-të dhe 1999-të.

Ai tutje vazhdon të tregojë se si pacientët shqiptarë të plagosur në luftë ruheshin dhe maltretoheshin nga policia dhe gardianët e burgut.

“Në vizitat e mëngjeseve të pacientëve, ata na tregonin se çka po u bënin ata pacientëve. Kështu që të dhënat se çfarë po u ndodhte pacientëve i merrnim nga vet ata. Edhe gjate trajtimit të këtyre pacientëve nuk e kishin fort dert se çka po ndodhë ndaj pacientëve shqiptarë. Kështu një numër prej nesh sa ishim, duhej të angazhoheshim sa më shumë që të mund t’i mbronim sa më shumë pacientët shqiptarë”, thotë Dr. Salih Krasniqi.

Emisioni “ZËRAT E LUFTËS” nga Islam Morina, është prodhim i Gazetës Infokus, që sjellë rrëfime autentike të atyre që u mbijetuan masakrave e torturave çnjerëzore të kryera nga regjimi serb gjatë kohës së luftës në Kosovë. /Gazeta Infokus/

Rrëfimi i plotë: