Gazetari amerikan Brent Renaud i cili ishte duke punuar për New York Times është vrarë nga forcat ruse në Irpin.

Renaud u qëllua në qafë dhe vdiq deri sa ishte duke raportuar nga Irpini të dielën.

Jane Ferguson, një reportere e PBS Newshour, e cila ishte afër kur Renaud u vra, shkroi në Twitter:

“Sapo u largova nga vendi buzë rrugës pranë Irpin, ku trupi i gazetarit amerikan Brent Renaud shtrihej nën një batanije. Mjekët ukrainas nuk mund të bënin asgjë për ta ndihmuar atë në atë fazë. Oficeri i policisë ukrainase i indinjuar: “Thuaji Amerikës, tregoji botës se çfarë i bënë një gazetari”.

Ndërkaq “The New York Times”, ka thënë se ndjen dhimbje e keqardhje për gazetarin e vrarë Brent Renaud, porse Renaud nuk është punonjës i tyre që nga viti 2015 dhe se në momentin kur u vra nuk po raportonte për ta dhe se ID e tij e postuar është e vitit 2015, kohë kjo kur ai ishte reporter i tyre.