Sonte nga ora 22:30, Shahe Osmani nga Kllodërnica e Skënderajt, në një rrëfim ekskluziv për herë të parë në “ZËRAT E LUFTËS” prodhim i Gazetës Infokus, rrëfen storien e dhimbshme se si serbët ia vranë djalin e vetëm para syve të saj!

Mes lotësh e emocionesh të mëdha, ajo tregon momentin kur më 27 mars të vitit 1999-të forcat serbe vranë dhjetëra civilë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe djalin e saj të vetëm Nazmiun, duke e ekzekutuar me breshëri automatiku.

Ajo tregon edhe momentin kur e kishte varrosur të birin dhe kthimin pas dy vitesh në oborrin e shtëpisë së shkrumbuar ku ishte gjetur çiftelinë e thyer dhe lulet që Nazmiu i kishte mbjellë në kopsht sa ishte gjallë.

Na ndiqni sonte në ora 22:30 në RTV Dukagjini dhe Gazeta Infokus

Emisioni “ZËRAT E LUFTËS” nga Islam Morina, është prodhim i Gazetës Infokus, që sjellë rrëfime autentike të atyre që u mbijetuan masakrave e torturave çnjerëzore të kryera nga regjimi serb gjatë kohës së luftës në Kosovë. /Gazeta Infokus/