Një qift bashkëshortësh ukrainas kishte vënë një flamur të bardhë në makinë dhe po tentonin të largoheshin nga granatimet, në momentin kur u qëlluan me artileri.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën midis Lipovka dhe Kalinovka, kur në një makinë të banorëve të Makarovit që përpiqeshin të largoheshin nga bllokada, u qëllua me artileri, shkruan Gazeta Infokus.

Gazetarët ukrainas kanë njoftuar se qifti bashkëshortor mbetën të vrarë në vend si pasojë e granatimeve, ani pse ata kishin ven flamurin e bardhë në makinë.

Ky nuk është rasti i parë kur forcat ruse vrasin civilë që po tentojnë të largohen nga vatrat e luftës./Gazeta Infokus/