Rusët tashmë kanë marrë nën kontroll qytetin Melitopolit dhe kanë arrestuar kryetarin legjitim të tij, Ivan federov.

Pa hezituar më tej rusët tashmë në vend të tij kanë vënë për ushtruese detyre të kryetarit Galina Danilchenko, një e dëgjuar e pushtuesve rus, shkruan Gzeta Infokus.

Danilchenko menjëherë pas marrjes së detyrës së besuar nga okupatorët u është drejtuar deputetëve lokal, me kërkesën që të mos rezistojnë ndaj pushtuesve.

“Të nderuar deputetë, ne jemi zgjedhur nga populli dhe detyra jonë është të kujdesemi për mirëqenien e tyre. Për këtë është duke u përpunuar çështja e krijimit të një Komiteti të Deputetëve të Popullit. Është ky komitet që do të merret me të gjitha çështjet administrative në territorin e Melitopolit dhe rajonin e Melitopolit”, ka thënë Danilchenko, sipas gazetarëve që po raportojnë nga atje./Gazeta Infokus/